Sport

SHGSK: Gjithçka gati për ceremoninë e çmimit “Ali Shala” dhe turneut “Burim Hatipi”

Autori: Gazeta inFokus 17:11 | 29 January 2020

Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës ka mbajtur sot konferencën e fundit për media para ceremonisë për çmimit “Ali Shala” dhe turneut “Burim Hatipi”, që mbahet me 31 janar në Prishtinë.

Kryetari i Shoqatës, Edmond Thaçi, nënkryetarët Jon Ajeti dhe Alba Merovci si dhe sekretari, Artan Muhaxhiri janë paraqitur para mediave ku kanë dhënë detajet për këto dy aktivitete në të cilat pritet të marrin pjesë mysafirë të shumtë nga vendi dhe jashtë.

Numri një i gazetarëve sportivë, Edmond Thaçi ka thënë se tashmë gjithçka është gati dhe se brenda 4 muajve sa është ky bord është arritur të përgatitet në mënyrën më të mirë të mundshme këto dy aktivitete.

-Advertisement-

“Turneu “Burim Hatipi” do të mbahet në Pallatin e Rinisë me fillim nga ora 10:00, ku do të marrin pjesë 8 skuadra. Aty do të ketë mysafirë nga Shqipëria, Maqedoni, Greqia e Kroacia”, ka thënë Thaqi, shkruan Zëri.info.

Në anën tjetër për ceremonisë “Ali Shala” ka folur sekretari i SHGSK-së, Artan Muhaxhiri. Muhaxhiri tregoi se ceremonia do të mbahet në Sallën e Kuqe në Prishtinë me fillim nga ora 17:00. “Në këtë ceremoni do të ndahen çmimet për shkrimin më të mirë, kronikën më të mirë si dhe fotografinë më të mirë. Gjithashtu do të jepet edhe çmimi “Young Reporters” për gazetarin më të mirë të ri. Ky organizim do të jetë diçka më speciale dhe më e mirë se herët tjera. Fakti që e kemi zhvendosur këtë ceremoni në Sallën e Kuqe, atëherë kjo tregon se do të ketë shumë mysafir dhe kjo normalisht se do të jetë një festë për të gjithë gazetarët sportivë”, ka thënë Muhaxhiri. Fjalë të mëdha rreth këtij organizimi kanë dhënë edhe dy nënkryetarët Alba Merovci dhe Jon Ajeti të cilët presin që gjith[ka të kalojë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera