Sport

SHGSK dërgon 13 gazetarë në Zagreb për ndeshjen Kroaci – Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 13:51 | 23 August 2017

Udhëtimi për në Kroaci, është projekti i radhës i Shoqata e Gazetarëve Sportiv të Kosovës (SHGSK).

SHGSK të mërkurën në një konferencë për media, ka bërë të ditur se më kohë janë bërë të gjitha përgatitjet për udhëtimin e gazetarëve të sportit për të përcjellë ndeshjen mes Kroacisë dhe Kosovës.

Përballja mes Kroacisë dhe Kosovës do të luhet me 2 shtator në ‘Maksimir’ te Zagrebit, në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës ‘Rusi 2018’, transmeton kp.

-Advertisement-

Edmond Thaçi, nënkryetar i SHGSK-së tha se SHGSK do të vazhdojnë të jenë përkrah gazetarëve dhe se organizimi i këtij udhëtimi është bërë në bashkëpunim me agjencinë turistike ‘Vas Tour’ dhe Federatës së Futbollit të Kosovës për t’ua lehtësuar gazetarëve përcjelljen e kësaj ngjarje.

“E kemi dhënë premtimin se do t’i ndihmojmë gazetarët në ngjarje të mëdha dhe kjo nuk është hera e parë që SHGSK ndihmon gazetarët”, tha Thaçi.

“Projekti i parë ka qenë për në Budapest në Kongresin e UEFA-së, dhe po vazhdojmë tash në Zagreb. SHGSK po rritet dhe kjo falë donatorëve. I kemi bërë të gjitha përgatitjet për në Zagreb, ku përveç ndeshjes Kroaci-Kosovë, do të kemi takim edhe me gazetarët kroat”, ka theksuar ai.

Ndërkaq, Arlind Sadiku, sekretar i Shoqatës tha se në Zagreb do të jenë gjithsej 11 gazetarë dhe 2 kameraman.

“Shoqata e Gazetarëve të Sportit ka bërë edhe disa projekte të tjera, do të ketë edhe takime me kolegët gazetarë dhe me kryetarin e Shoqatës së gazetarëve atje. Besoj që do të jetë një mundësi e mirë sepse e dimë sa e limituar është mundësia e përcjelljes së aktiviteteve të tilla. Bordi i Shoqatës në bashkëpunim me partnerët e saj, mundëson udhëtimin vajtje ardhje dhe akomodimin e gazetarëve pa pagesë në qendër të Zagrebit”, theksoi Sadiku.

Gazetarët do të nisen më 1 shtator në ora 6:00 në mëngjes dhe do të kthehen me 3 shtator në mbrëmje.

Lista e gazetarëve që udhëtojnë në Zagreb përbëhet nga:

Arlind Grantolli

Edmond Thaçi

Qëndresa Krelani

Leonard Hajdaraj

Genta Cana

Fatmir Bytyqi

Agron Gashi

Dren Gërguri

Esad Ejupi

Masar Sokoli

Dardan Berisha

Adem Haliti

Moral Pozhegu

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera