Lajme

Shfrytëzoi seksualisht të miturën, 1 muaj paraburgim

Autori: Gazeta inFokus 14:18 | 06 February 2019

Gjykata Themelore në Gjilan përmes një komunikate për medie ka bërë të ditur se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të miturit i cili dyshohet se ka shfrytëzuar seksualisht të miturën nën moshën 16 vjeçare.

“Me këto veprime i mituri, ka kryer veprën penale keqpërdorimi seksual i personave nën moshën 16 vjeçare, nga neni 235 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 të Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në komunikatë.

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin për të Mitur, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të miturit.

-Advertisement-

Për këtë vepër parashihet një dënim mjaft i lartë prej 10 deri 20 vite burgim, si dhe natyrën dhe ndjeshmërinë e kësaj vepre, gjithashtu edhe ndikimin tek e dëmtuara, gjë që do të pamundësonte rrjedhën normale të procedurës penale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera