SHFMU Gjergj Fishta mësim me orar të shkurtuar, shkak mungesa e ngrohjes

Autori: Gazeta inFokus
14:09 | 12 November 2023
Tash e disa ditë, prindërit e shkollës fillore “Gjergj Fishta” në kryeqytet, nga mësimdhënësit njoftohen se orët mësimore do të jenë të shkurtuara, për shkak të mungesës së ngrohjes.
“Mësimi po mbahet me orar të shkurtuar nga 30 minuta sepse nuk ka ngrohje. Tërë javën nuk ka pasur ngrohje”, i tha RTK-së, Hazir Xhemshiti, prind.
Edhe Bekim Ahmeti, një prind tjetër që ka fëmijët në këtë shkollë, ka konfirmuar se nxënësit nuk po kanë ngrohje në klasë, prandaj edhe mësimi është me orar të shkurtuar.
Drejtoresha e shkollës thotë se për tri ditë me radhë është praktikuar mësimi me orar të shkurtuar për shkak të defektit në ormanin e rrymës, që janë duke u kryer punimet në sallën e edukatës fizike.
“Ormani ka qenë i ekspozuar jashtë sepse arkitektura ka qenë e tillë, tani me ndërtimin e ri është bërë prerja e një pjese të aneksit të shkollës dhe ormani ka mbetur jashtë. Për shkak të pasigurisë që të mos i ekspozohet reshjeve, ormani duhet të zhvendoset dhe rryma është përdor për të aktivizuar kaldan e ngrohjes. Përndryshe, i tërë rrjeti i ngrohjes ka qenë në funksion, mirëpo ai defekt i vogël, në fakt që duhet vetëm të zhvendoset ka marrë kohë edhe për shkak të sigurisë është dashur të pritet të bëhet ndërhyrje profesionale sepse nuk ka mund të ndërhyjë as punëtori teknik, as shtëpiaku”, ka thënë Supije Zhitija, drejtoreshë e shkollës fillore “Gjergj Fishta” në Prishtinë.
Komuna e Prishtinës në një përgjigje për RTK-në ka konfirmuar se ka pasur një defekt, përderisa thotë se gjatë vikendit do të sanohet defekti.
Ndërkaq, nga KEDS-i thonë se një ekip i kësaj kompanie do të dalë te shkolla ‘Gjergj Fishta’ dhe varësisht prej rrethanave e nevojës, edhe do të intervenojë.

Të tjera
-
LDK nesër mban konferencë nga ora 11, Abdixhiku shpalosë 15 pikat për Qeverinë e Unitetit
Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një komunikate për media ka njoftuar se ...
-
MPJD me thirrje urgjente: Mos udhëtoni përmes Serbisë
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka shprehur shqetësimin e thellë ...
-
“Mosmarrëveshjet e mëparshme dhe raportet e përkeqësuara mes dy familjeve”, dosja e Prokurorisë për rastin e vitit të kaluar në “Aktash”
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka parashtruar kërkesë në Gjykatën Them...
-
Osmani në Japoni: Mbështetja juaj nuk do të harrohet kurrë as pas luftës dhe as në fazat e rindëtimit
Presidentja Vjosa Osmani është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Japoni. ...
-
Gjykimi për Banjskën, polici Kryeziu thotë se nga breshëria e plum*bave s’mund t’i ofronte ndihmë rreshterit Afrim Bunjaku
Në gjykimin ndaj Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq- të...
-
Familja e Hashim Thaçit shpreh ngushëllime për vdekjen e Bujar Bukoshit
Familja e Hashim Thaçit, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Bujar Bukoshit...
-
GP Aviation dhe PrishtinaTicket me fluturime direkte dy herë në javë drejt Parisit!
GP Aviation dhe PrishtinaTicket nga data 4 prill 2025 ka nisur fluturimet dir...
-
KEK shtyn edhe për një ditë afatin për lidhjen e kontratave për Furnizim të Mundësisë së Fundit
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se afati për lidhjen e kont...
-
Taravari pas dorëheqjes: Sponsori kryesor i VLEN-it është Albin Kurti
Ish- ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Arben Taravari, ka ...
-
Vetaksident në Suharekë, policia jep detaje
Është lënduar drejtuesi i veturës që është vetaksidentuar në rrugën “Brigada ...
-
Arrestimi i Spahiut, Kurti: Nuk pranojmë të normalizohet sjellja jonormale e Serbisë
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas a...
-
Rruga “Ali Vitia” ka ndërprerje të ujit të pijshëm, KRU “Prishtina” kërkon mirëkuptim
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se ka ndërp...