Lajme

Shfaqja e rrallë teatrore në Kosovë e cila u ndriçua me drita të traktorëve

Autori: Hateme Smajli 21:52 | 26 January 2020

Sabri Fejzullahu tregon për kushtet e atëhershme në të cilat kanë aktruar ai së bashku me aktorin Adem Mikullovci, shkruan gazeta inFokus.

Artisti i shumë dashur për publikun shqiptar në një intervistë ekskluzive për emisionin N’Konak që shfaqet në T7, tregon se shfaqjen në një fshat gjatë natës e kishin ndriçuar me drita të traktorëve.

Nga dëshira e madhe e njerëzve të fshatit për t’i dëgjuar dhe shikuar shfaqjet e tyre nuk ju kishte mjaftuar dita por e kishin gjetur këtë mundësi për të vazhduar edhe natën për të cilët edhe ishte mbledhur i gjithë fshati.

-Advertisement-

Kështu shfaqja e tyre u ndriçua me dritat e dy traktorëve të cilët i sollën për ta vetë banorët e fshatit.

“Shkuam në Samadregjë një fshat të Suhareka i dhamë nëntë shfaqje brenda ditës nga ora 10 e ditës edhe në korridoret e shkollave edhe në fund kërkonin fshatarët që edhe një herë të jepnim një shfaqje. U terru, ku thanë po si sjellim dy traktorë  dhe po i ndezim traktorat edhe një kat ët një shtëpie që e kishin betonuar që kish met qashtu na me hip atje nalt edhe dritat e traktorit me na i kthy. Besoni i tërë fshati ish mbledh edeh na hipën në atë me dhanë shfaqje. Ademi u lodh prej fytit prej zonit edhe pse mjafton ai një fjalë me than e thotë më së miri në jetë. Edhe më tha hej, o magar ti i mson tekstin tem por unë tashmë e dija dhe më thoshte Ademi budalla mban në mend i meqmi si unë shkrun”, rrëfen Fejzullahu N’Konak./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera