Shfaqi probleme shëndetësore, Silvio Berlusconi diagnostikohet me kancer
Autori: Gazeta inFokus
12:12 | 06 April 2023
Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi është diagnostikuar me leuçemi, sipas Corriere della Sera, një gazetë kryesore italiane.
Zëdhënësi i tij, Paolo Russo, nuk i mohoi raportet kur u pyet dhe tha se ai “nuk është i autorizuar të japë informacione shëndetësore, por Corriere della Sera është gazeta më autoritative italiane”.
Një zëdhënës i dytë i kreut të partisë Forza Italia nuk e mohoi raportin kur u kontaktua.
Berlusconi, 86 vjeç, u shtrua në spital të mërkurën me probleme në frymëmarrje.
Manjati i diskutueshëm i medias ka shërbyer tre mandate si kryeministër i Italisë, së fundmi midis 2008 dhe 2011, përpara se të ndalohej nga politika për gjashtë vjet pas një dënimi për mashtrim tatimor.
Berlusconi u kthye në politikë në vitin 2022, kur fitoi një vend në Senatin e Italisë, duke përfaqësuar komunën veriore të Monzës.
Ai u shtrua veçmas në spital javën e kaluar për “kontroll rutinë”, tha zëdhënësi i tij për CNN pa dhënë detaje të mëtejshme.
Në vitin 2021 ai u shtrua në spital për trajtim për simptomat e Covid-19 të gjatë, sipas zyrës së shtypit të partisë së tij Forza Italia. Ai gjithashtu kaloi kohë në spital vitin e kaluar pas kontraktimit të koronavirusit dhe ka pasur një sërë shqetësimesh të tjera shëndetësore, duke përfshirë një operacion në zemër të vitit 2016 për të zëvendësuar një valvul aortale.

T� tjera
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...

































