Shfaqet rasti i parë me ethe të minjve në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus
14:19 | 23 August 2023
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë me dije se është shfaqur rasti i parë sivjet me ethe të minjve në Kosovë.
Me anë të një njoftimi për media, ky institut ka bërë thirrje për kujdes.
“Prindër të nderuar! Kujdesuni për fëmijët tuaj!Ruani ushqimet nga minjtë!Mos përdorni fruta mali të palara sepse mund të sëmureni nga ethet e minjve!”
“Duke qenë se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike përcjell situatën epidemiologjike me ethet e minjve, për çdo vit paraqiten raste sporadike, të cilat në Kosovë janë të përhapura, në rajonin e Dukagjinit, rajonin e Karadakut dhe rajonin e Shalës, varësisht nga shumimi i minjve”.
Siç bën të ditur IKSHPK, burimi i infeksionit janë minjtë dhe sëmundja përhapet me ushqim, me aerosole dhe me kontakt.
“Rastet me ethe hemorragjike me sindromën renale sporadike janë të palidhura mes veti dhe nuk ka ndonjë shpërthim epidemik mes tyre, por pakujdesi gjatë ruajtjes së ushqimit dhe konsumimi i manave të palara mund të shkaktojë sëmundje vdekjepruese”.
Gjithashtu, theksohet se shkaktari i sëmundjes depërton në organizmin e njeriut përmes tri portave hyrëse: trakti respirator, trakti tretës dhe përmes lëkurës.
“Trajtimi i sëmundjes bëhet me sukses të plotë në Klinikën Infektive në qoftë se paraqiten me kohë. Po që se të sëmurët kërkojnë ndihmë me vonesë paraqiten komplikime, e që mund të bllokohen veshkat”.
“Klinika Interne, gjegjësisht repartet e dializës janë të gatshme që të hemodializojnë përkohësisht pacientët. Ndërsa, Instituti Kombëtar me laboratorët e vet, e diagnostikon sëmundjen brenda ditës”.
Më poshtë, IKSHPK ka treguar se cilat janë masat parandaluese ndaj kësaj sëmundjeje:
Pengimi i futjes së brejtësve në shtëpi dhe stane.Ruajtja e ushqimit nga ekskretet e brejtësve.Përpunimi termik i artikujve ushqimor të dyshimtëFrytet e pyllit mos të konsumohen pa u pastruarDjathit të freskët t’i shtohet kripë dhe mos tē konsumohet si i freskët nëse dyshohet se është kontaminuarGjatë punës në fushë të punohet me maska nëse vërehet shtim të brejtësveLarja e duarve me ujë dhe sapun te kosarët dhe punëtorët tjerë të fushës para ngrëniesMos hidhni mbeturina kudoTë bëhet klorimi i ujit të pijesZhdukja e vatrave natyrore të brejtësveDezinfektimi i sipërfaqeve të kontaminuara nga ekskretet e brejtësve.

T� tjera
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
-
Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vitet e ardhshme
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës a...
-
Të përjashtuara nga talibanët, vajzat dhe gratë afgane po mbeten pa shkollim edhe në Iran e Pakistan
Zahra ishte vetëm disa muaj larg përfundimit të studimeve për mjekësi në Kabu...


































