Rozë

Shfaqet me fustan transparent në eventin e madh, Bebe Rexha zbulon pothuajse çdo gjë (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 09:44 | 01 September 2021

Prej disa ditësh këngëtarja e famshme, Bebe Rexha, ndodhet në Venecia të Italisë, pasi ishte e pranishme në shfaqjen e modës të “Dolce & Gabbana”.

Që ditën kur mbërriti në qytetin e bukur italian, artistja shqiptare mori gjithë vëmendjen me veshjet e saj. Ndërsa një ditë më parë, 32-vjeçarja kishte veshur një fustan me printe gjarpri, i cili kishte dekolte shumë të hapur.

Nga fustani dukej qartë që këngëtarja e famshme nuk kishte veshur reçipeta, si dhe kishte një të çarë në mes të këmbëve në pjesën e përparme. Ndërkohë në zonën e belit, ajo kishte një zemër të formuar me gurë në ngjyrë të kuqe.

-Advertisement-

Ndërsa flokët, Bebe kishte vendosur që kësaj radhe t’i mbante lëshuar, me onde natyrale dhe kishte bërë make up profesional, që i theksonte sytë.

Këngëtarja me famë botërore fillimisht pozoi para kamerave me duart në ijë, e më pas u kthye me kurriz për të treguar të pasmet e saj bombastike. Ajo kishte zgjedhur një palë taka të kuqe për t’i kombinuar edhe me ngjyrën e thonjve të saj, duke kompletuar kështu të gjithë pamjen.

Fustani i tregonte Bebes pothuajse çdo gjë, pasi ai ishte transparent, megjithatë, ajo nuk e kishte aspak problem dhe ecte me shumë vetëbesim në tapetin e kuq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera