Lajme

Shfaqet gripi i shpezëve në Kosovë, ja në cilën komunë është paraqitur rasti i parë

Autori: Gazeta inFokus 16:30 | 01 October 2021

Është paraqitur një rast i gripit të shpezëve Avian Influnza në komunën e Podujevës, fshati Sekiraq, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë e ka bërë të ditur Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë. AUV thotë se janë ndërmarrë të gjitha veprimet për parandalimin e përhapjes së sëmundjes ku përfshihet edhe asgjësimi i shpezëve ne fermën e prekur.

“Po ashtu janë duke u kryer të gjitha hulumtimet epidemiologjike në fermat në zonën e prekur në perimetër prej 3km. Jemi duke i kryer të gjitha veprimet tjera sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Njoftimi i tyre i plotë:

Është paraqitur një rast i gripit të shpezëve Avian Influnza në komunën e Podujevës fshati Sekiraqë. Nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë janë ndërmarrë të gjitha veprimet për parandalim të përhapjes se sëmundjes ku përfshihet edhe asgjësimi i shpezëve ne fermën e prekur. Po ashtu janë duke u kryer të gjitha hulumtimet epidemiologjike në fermat në zonën e prekur në perimetër prej 3km. Jemi duke i kryer të gjitha veprimet tjera sipas legjislacionit në fuqi.

Çfarë duhet të bëni si fermer për tu mbrojtur nga infektimi i fermës tuaj:

– Parandaloni kontaktin e shpezëve të tjera me shpezët tuaja,

– Mbani shpezët në kushte të mira,

– Mos shkoni në panaire, tregje, ekspozita apo vende  tjera ku ka shpezë dhe zogj.

– Vendosni masat e biosigurisë ne fermë

– Vendos  dezbarierat në hyrje dhe dalje të fermës,

– Zvogëloni dhe kontrolloni hyrjet e njerëzve,

– Pastroni dhe dezinfektoni objektet dhe pajisjet, veshjet dhe mbathjet e personave në kontakt me shpezët,

– Nëse vëreni shenja të sëmundjes lajmëroni autoritetin kompetent,

– Nëse keni ngordhje, njofto autoritetin i cili do të ju ndihmoj për asgjësim,

-Në asnjë rast mos i hidhni në hapësira publike shpezët e ngordhura.

Raportoni në numrin: 0800 111 22   Pa pagese 24h

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera