Rozë

Shfaqet i biri i Lil Wayne, reperi nuk kishte njohuri për ekzistencën e tij

Autori: Gazeta inFokus 15:18 | 05 October 2017

Lil Wayne ka munguar 15 vjet të rëndësishme në jetën e të birit, në qoftë se pretendimet e Keiotia Watson janë të vërteta.

Watson ka thënë përmes dokumenteve ligjore që në vitin 2001 ka qenë në lidhje me reperin Wayne, lidhje kjo, që sipas saj, ka rezultuar me shtatzëni.

Ajo ka thënë që i biri i tyre, të cilin e ka quajtur Dwayne, ka lindur në vitin 2002.

-Advertisement-

E gjykata në Louisiana ka marrë vendim që Wayne të paguaj 5 mijë dollarë në muaj për mbështetje financiare për fëmijën.

Ndërsa Wayne ende nuk ka bërë asnjë pagese, ngaqë ka thënë që nuk është njoftuar asnjëherë ligjërisht që ai është babai.

Ai tashmë ka katër fëmijë, me katër partnere të ndryshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera