Lajme

Shfaqet Ardian Kastrati pas vizitave me elektoratin e tij

Autori: Gazeta inFokus 22:45 | 27 July 2021

Ardian Kastrati, deputet i PDK-së, ka treguar arsyet e mosprezencës së tij aktive në kohët e fundit si në Parlament ashtu edhe në jetën politike.

Ai pas një turneu të vizitave që i ka bërë tek elektorati i tij anekënd Kosovës në profilin e tij në facebook i ka falenderuar votuesit e tij për mirëkuptimin pas disa rasteve që ia pamundësuan të jetë më aktiv. Kastrati ka paralajmëruar se do të jetë shumë aktivë ditëve në vijim. Gjithashtu ka njoftuar se ditëve në vijim do të takojë veteranët dhe invalidët e UÇK-së  si dhe me votuesit nga diaspora. Ai thotë se gjatë vizitave me elektorat ka marrë shumë ide se si ta dinamizojmë jetën politike përmes PDK-së.

Postimi i tij i plotë në fcb:

-Advertisement-

Të nderuar miq,

Katër javët e fundit kam vizituar afër 20 qytete e fshatra të ndryshme të Kosovës në të cilat ju më keni ftuar e mirëpritur gjatë fushatës zgjedhore.  Unë ju pata premtuar që pas zgjedhjeve do ju vizitoj për të ju falenderuar për votat e juaja për mua.

Në ndërkohë nuk pata mundësi të realizoj këtë turne falenderues menjëherë pas zgjedhjeve sepse patëm disa vdekje në familjen tonë, pastaj ishte muaji i shenjtë i Ramazanit si dhe në fillim të konstituimit të parlamentit u desht të angazhohem në disa seanca. Kjo êshtë arsyeja që këtë turne falenderues për ju e realizova pak me vonesë gjatë muajit Korrik. Ju  e dini që teknikisht është e pamundur ti takoj 13.228 votues por përmes grupeve të vogla që më pritet gjatë këtij muaji falenderimi shkon për të gjithë ju.  Përveç falenderimit për votën tuaj interesi im ishte që përmes ideve të juaja ta ndërtojmë sa më mirë rolin tim në parlament në mënyrë që ju të ndiheni sa më të përfaqësuar përmes meje. Gjatë këtyre vizitave unë poashtu përfitova ide nga më të ndryshmet se si ta dinamizojmë jetën tonë politike përmes PDK-së.

Edhe njëhere ju falenderoj nga  zemra.

Ndërkohë, në dy javët e para të muajit Gusht kam planifikuar takimet e mia falenderuese me veteranët dhe invalidët e UÇK-së  si dhe me votuesit e mi nga diaspora.

Më poshtë disa fotografi (teknikisht nuk po mund ti postoj të gjitha)  nga vizitat e mia falenderuese gjatë muajit Korrik në:  Gjilan, Viti, Kaçanik, Ferizaj, Lipjan, Prishtinë,  Obiliç, Vushtrri, Fushë Kosovë, Skënderaj, Mitrovicë,  Drenas, Klinë, Istog, Prizren, Shtimje, etj etj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera