Lajme

Shfaqen simbole naziste në tempullin e hebrenjve (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 09:11 | 30 July 2018

Figura naziste, duke përfshirë edhe Swastiska (simboli kryesor i periudhës naziste), janë shfaqur të shtunën në mëngjes në një strukturë që është pjesë e tempullit të hebrenjve në Indiana të SHBA-ve.

Swastika dhe dy kryqe janë shfaqur në murin e sinagogës, e cila asnjëherë më parë nuk ishte sulmuar apo nuk kishte pranuar ndonjë kërcënim, përcjell KosovaPress.

Policia është duke e hetuar rastin, përderisa sinagoga nuk ka ndaluar shërbimet për besimtarët.

-Advertisement-

“Ne jemi përqendruar që të bashkëpunojmë me Policinë, dhe të punojmë me komunitetin e hebrenjve, që të sigurohemi që ata janë të vetëdijshëm për ngjarjen dhe se do të ndërmarrin masat e duhura për këtë”, ka bërë të ditur ky tempull përmes rrjetit social Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera