Lajme

Shfaqen rriqrat vdekjeprurëse

Autori: Gazeta inFokus 12:21 | 21 November 2019

Organizmi “B ventatorum”, i cili shkakton çrregullim dhe infeksion në njerëz që quhet ndryshe edhe si “grip Teksasi”, është shfaqur për herë të parë në Britani të Madhe, raporton Association Press, transmeton gazeta Infokus.

Ata që infektohen me këtë virus, shfaqin simptoma të zakonshme të gripit, por që mund të qojnë deri te vdekja, ka paralajmëruar Qendra për parandalim dhe Kontrollimin e Sëmundjeve në Britani.

Ky organizëm vdekjeprurës , që njihet edhe si rriqër, është paraqitur në Kinë dhe Evropë, duke konfirmuar dy raste infektuese në Itali, gjatë dy dekadave të fundit.

-Advertisement-

Në Britani hera e parë që është shfaqur ky lloj infeksioni nga rriqra, është hasur në disa dele në Skotlandë. Duke u shfaqur si parazitë të vogla, të ashtuquajturat “B venatoroum” mund të sjellin edhe sëmundje tjera, si Lyme, e cila kohëve të fundit ka shënuar rritje në Britani të Madhe./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera