Rajoni dhe Bota

Shfaqen për herë të parë pamjet, si u rrëmbye Gaz Çollaku

Autori: Gazeta inFokus 13:35 | 27 July 2017

Gjykata e Krimeve te Renda ka shfaqur sot në seance gjyqësore ndaj Denis Shtrazës për herë të parë pamjet filmike te rrëmbimit të Gazmend Çollakut në parkingun e një restoranti në Durrës ne 6 janar të vitit të kaluar.

Pamjet filmike nuk janë shumë të qarta, por gjithsesi arrihet që të shikohet Çollaku teksa parkon mjetin dhe pas tij afrohet një mjet tjetër nga i cili zbresin disa persona që e marrin me forcë dhe e fusin në makinë. Këta te fundit arrihet te shquhen vetëm si hije dhe nuk dallohet qartë  nëse ishin me uniforma policie apo jo.

RREMBIMI

-Advertisement-

Gazmend Çollaku, 36 vjeç nga Shijaku, banues në Durrës, u rrëmbye në afërsi të një lokali në qytetin bregdetar ndërsa u gjet i lidhur këmbë e duar, i qëlluar me armë zjarri pistoletë. Hetuesit kanë analizuar pamje të disa kamerave filmike në disa vende ku mendohet se mund të ketë lëvizur mjeti që dyshohet se u përdor në rrëmbimin e tij.

Sipas hetuesve, itinerari i ndjekur nga autorët e mundshëm të krimit besohet se ka qenë ai nga Durrësi, nëpërmjet autostradës, ndërsa janë kthyer në nënkalimin e Vorës për të marrë më pas në drejtim të fshatit Budull, e për të përfunduar në Murqin të ish- komunës Mazhe. Dyshimi i policisë se krimi është kryer nga një grup i organizuar kriminal është bazuar në faktin se nga hetimet e kryera është konstatuar se veprimet e autorëve kanë qenë thuajse perfekte, që nga rrëmbimi në Durrës me veshje të ngjashme me ato të policisë, e deri tek dërgimi i tij dhe vrasja në fshatin Murqin të Mazhes në Krujë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera