Shesin shumë banesa përmes kredive bankare
Autori: Gazeta inFokus 11:47 | 04 August 2018
Drejtuesit e kompanive të mëdha ndërtimore bëjnë të ditur se pjesën më të madhe të banesave ua shesin klientëve, të cilët financimin e sigurojnë nëpërmjet kredive bankare.
Disa nga ndërtuesit e mëdhenj përpos që e sigurojnë financimin për ndërtim nga bankat, këto të fundit u mundësojnë më pas edhe blerësve të banesave kredi me norma të favorshme të interesit.
Bali Kabashi, pronar i kompanisë ndërtimore “Cima Construction”, bënë të ditur se çdo vit është duke u rritur numri i qytetarëve, sidomos të rinjve, të cilët blejnë banesa nëpërmjet kredive bankare.
Marrëveshjet me bankat
Kabashi tregon se kompania e tij ka të nënshkruar marrëveshje me disa banka komerciale që operojnë në vendin tonë për shitje të banesave nëpërmjet kredive. “Po, nga viti në vit ka interesim gjithmonë e më të madh për blerjen e banesave përmes kredive bankare. E këtë sidomos janë duke e bërë qiftet e reja, të cilët kanë edhe kontrata pune. Blerja e banesës nëpërmjet kredisë bankare, është më e lehtë, vërehet me pak dhe nuk e rerezikon aspak mirqenien e qifteve të reja, pasi që kreditë e tilla janë afatgjate”,tregon ai.
Kabashi më tutje tregon se janë dy forma të blerjes së banesave të cilat janë duke i aplikuar qytetaret. Ai thotë se qytetarët aplikojnë direkt tek bankat me të cilat ne kemi marrëveshje, në fillim duhet ta paguajnë një pjesë të çmimit, varësisht prej marrëveshjes, deri sa pjesa e mbetur financohet përmes bankës.
Por, sipas tij, edhe një numër i madh i të rinjve marrin kredi bankare dhe më pastaj ato para na i transferojnë në llogari bankare të kompanisë.
Kabashi shtonë se interesimi për të blerë banesa përmes kredive është shumë më i madh, sidomos në komunën e Fushë- Kosovës, pasi që, sipas tij, procedurat për pranim teknik të objektit dhe më pas pajisjen e pronarëve me certifikata të pronësisë, është shumë më i shpejt se në Prishtinë.
“Në Fushë -Kosovë, sidomos të rinjtë blejnë banesat më shumë në këtë formë, deri sa në Prishtinë kemi më shumë raste kur qytetarët bëjnë direktmarrëveshje me ne, dhe banesën ata e paguajnë me këste mujore, varësisht prej marrëveshjes që ne ua ofrojmë”, ka treguar Kabashi.
Përndryshe, ‘Cima Construction’ është njëra nga kompanitë më të mëdha ndërtimore në Kosovë, e cila është themeluar në vitin 2009 .
Interesim i madh për banesa në Prishtinë dhe Fushë-Kosovë
Jahir Morina, pronar i kompanisë ndërtimore “PRINCESHA CONSTRUCTION”, thotë se kompania që ai drejton që nga fillimi i punës, ka pasur marrëveshje me bankat komerciale në Kosovë për shitjen e banesave nëpërmjet kredive. Ai tregon se interesimi i qytetarëve për të blerë banesa përmes kredive bankare vazhdon të mbetet i njëjtë sikurse në viteve paraprake. Morina tregon se kompania tij brenda një viti arrin t’i ndërtojë rreth
260 banesa në Prishtinë, Fushë- Kosovë, si dhe së fundi edhe në disa qytete të Republikës së Shqipërisë.”
Që nga fillimi punës ne kemi marrëveshje për financim të banesave përmes kredive nëpërmjet disa bankave që operojnë në vendin tonë. Interesimi vazhdon të mbetet i njëjtë sikurse në vitin paraprak.
Më shumë se 5 % të banesave brenda vitit ne arrijmë t’i shesim përmes kredive bankare, 40 për qind të banesave që unë i ndërtoj brenda vitit i blejnë qytetarët e Kosovës që jetojnë dhe veprojnë nëpër shtete të ndryshme perëndimore, rreth 30 për qind të banesave u jepen me kompensim furnitorëve, deri sa pjesa tjetër e mbetur i blejnë qytetarët e Kosovës që bëjnë marrëveshje direkt me kompaninë. Ata për çdo muaj i paguajnë direkt këstet në kompani”, tregon Morina.
Por, pavarësisht rritjes enorme të ndërtimit të banesave thuajse në çdo qytet të Kosovës, Morina më tregon se edhe më tutje interesimi i qytetareve për të blerë banesa sidomos në Prishtinë, por edhe Fushë -Kosovës është shumë i madh.
“Interesimi është duke u rritur nga dita në ditë, pasi që më herët kanë jetuar familje të mëdha së bashku, deri sa tash po ndahen po jetojnë familje të rrethit të ngushtë”, thotë Morina, duke shtuar se kompania e tij është themeluar në vitin 2001.
E pamundur të investohet pa kredi bankare
Sadat Pllashniku, pronar i kompanisë ndërtimore ‘PS Group’, e cila ka realizuar dy komplekse banesore në lagjen ‘Mati 1’ në Prishtinë, thotë se përpos që u shesin klientëve banesa nëpërmjet kredive bankare, është e pamundur të bëhen investime në këtë sektor pa përkrahjen financiare përmes kredive nga bankare.
Ai tregon se në vitin 2009 kur ka filluar kompleksin banesor ‘Luledielli’ në Lagjen ‘Mati 1’ në Prishtinë ka marrë rreth 400 mijë euro kredi në banka.
‘Kjo ka qenë një shumë e mjaftueshme për të qenë të sigurt në përmbushjen e të gjitha obligimeve kontraktuale që kishim me punëkryesit. Pavarësisht se kishim një pjesë të kapitalit financiar bashkë me partnerët tjerë në kompani, kredia na garantonte një siguri më të madhe si ndërtues’, thotë Pllashniku.
Ai tregon se edhe pas asaj kohe të gjitha projektet tjera i ka realizuar duke marrë kredi të vogla, por edhe duke shfrytëzuar mundësinë tjetër që i jep qasje në kapitalin bankar përmes ‘over-draftit”.
Edhe sa i përket shitjes së banesave, kreditë bankare janë një mundësi e mirë për klientët e tyre. ‘Kredia që e merr klienti për blerje të banesës është një mundësi e mirë edhe për ne si ndërtues, pasi që të gjitha paratë i marrim menjëherë’, thotë Pllashniku.
Grafika:
Numri i banesave në Kosovë
293.453- është numri i përgjithshëm i banesave në Kosovë
59 420- është numri i përgjithshëm i banesave në Prishtinë
39 640- është numri i përgjithshëm i banesave në Prizren
17 423- është numri i përgjithshëm i banesave në në Mitrovicë
23 319- është numri i përgjithshëm i banesave në Gjilan
21 818- është numri i përgjithshëm i banesave në Gjakovë
25 503- është numri i përgjithshëm i banesave në Pejë
25 577- është numri i përgjithshëm i banesave në Ferizaj
(Burimi ASK)
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...