Lajme

Sheshi i Klinës i papërfunduar tash e dy vite

Autori: Gazeta inFokus 14:06 | 25 March 2018

Në qershor të vitit 2016 ka filluar shtrimi i sheshit të Klinës me kubëza dhe punimet ende nuk kanë përfunduar. Madje, këto punime pritet të zgjasin deri në korrik të këtij viti.

Një pjesë e sheshit tashmë veç ka përfunduar, por një pjesë e madhe ka mbetur ende pa u rregulluar e që banorëve që kalojnë në atë pjesë po iu sjellë telashe.Qytetari Atdhetar Maznikolli, i cili kalon çdo ditë në këtë rrugë u shpreh i zhgënjyer që punimet po zgjasin kaq shumë.Edhe banori tjetër i Klinës, Arianit Fazliu thotë se punimet janë tej zgjatur dhe kalimi në atë rrugë është bërë shumë i vështirë.

Gjithashtu edhe Vlorian Kastrati, thotë se kalimi në këtë pjesë të rrugës po iu shkakton shumë vështirësi, madje ai thotë se gjatë ditëve të javës kur qarkullimi është më i dendur krijohen edhe kolona të gjata.

-Advertisement-

Pluhuri dhe balta që po krijohet nga automjetet që kalojnë në atë pjesë po iu pengon edhe bizneseve që gjenden në atë rrugë, e të cilët duke mos dashur të prononcohen para kamerës i kanë thënë KosovaPress-it se punimet po iu shkaktojnë probleme në punën e tyre.

Projekti i shtrimit të sheshit me kubëza Komunës së Klinës do t’i kushtojë 1.5 milion euro, ku kjo komunë në Kornizën Afatmesme Buxhetore 2016-2018, ka parashikuar shtrimin e sheshit të Klinës me kubëza dhe ndalimin e qarkullimit me makina nëpër të.Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj përmes telefonit i ka thënë KosovaPress-it se për shkak të kushteve atmosferike punimet janë ndërpretë. Ndërsa ka thënë se deri më 1 korrik shtrimi i sheshit me kubëza do të përfundojë.Ndërsa, ai ka thënë se është kundër ndalimit të qarkullimit të automjeteve nëpër shesh dhe se do të lejohet qarkullimi i veturave të vogla nëpër atë rrugë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera