Lajme

Sheshi gati për 20 vjetorin e çlirimit

Autori: Gazeta inFokus 10:53 | 12 June 2019

Sheshi “Skenderbeu” në kryeqytetin e Republikës së Kosovës është përgatitur për organizimin e 20 vjetorin të çlirimit nga okupatori serb.

Për nder të kësaj dite në Kosovë po qëndrojnë diplomatë e politikanë të shteteve mike të Kosovës.

Ndër ta: Ish- presidenti i Shteteve të Amerikës Bill Clinton, ish- sekretarja amerikane Madeline Albright, ish-komandantin e Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjeneralin Wesley Clark dhe presidenti i Shqipërisë Ilir Meta.

Në sheshin e Prishtinës këta pjesëmarrës do të mbajnë një fjalim para qytetarëve, shkruan Gazeta inFokus.

Organizatorët për të falenderuar të gjithë që ndihmuan në çlirimin e Kosovës kanë varur në ndërtesën e Kuvendit mesazhin “Faliminderit” në gjuhë të  ndryshme.

Në disa fotografi më poshtë mund të shihni si duket ky organizim:

Të tjera