Lajme

Sheshi ‘Adem Jashari në Prishtinë është gati për përurim

Autori: Gazeta inFokus 10:58 | 30 July 2018

Punimet në sheshin “Adem Jashari” në Prishtinë afër Kuvendit të Kosovë kanë përfunduar.

Gazeta Metro mëson se sheshi në fjalë do të përurohet të mërkurën.

Është bërë ndërrimi i pllakave të dyshemesë dhe revitalizimi i hapësirave të gjelbra rreth saj, duke mos i ndryshuar elementët përbërëse të sheshit tani.

-Advertisement-

Derisa po kalonin aty pranë, qytetarët të shumtë zgjateshin mbi rrethojat të cilët ende nuk janë hequr për të parë pajem e re të sheshit.

Si mund të shihet në videon e mëposhtme, janë vendosur edhe ulëset që mund të shfrytëzohen për pak pushim.

Ende nuk dihet kur data kur sheshi do të jetë i qasshëm për qytetarët. Punimet kanë filluar më 13 mars dhe planifikohej të zgjasnin 90 ditë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera