Shesheli i do 10 komunat serbe të Kosovës në Serbi
Autori: Gazeta inFokus 11:07 | 11 February 2019
Kryetari i Partisë Radikale serbe Vojislav Sheshel vazhdon t’i paraqesë projektet e veta serbomëdha në territoret e huaja pavarësisht se këto projekte dhe përpjekjet për realizimin e tyre, shkaktuan qindra-mijëra viktima në ish –hapësirën e ish- Jugosllavisë.
Kosova ai nuk do hiç më pak se 10 komunat serbe por edhe korridore të posaçme të lidhjes së tyre me Serbinë. Për shqiptarët e mbetur në “pjesën tjetër”, ai propozon vetëm “autonomi deri në qiell”.
Duke folur për portalin e Beogradit srbijadanas, Shesheli ka thënë se është kundër kufizimit.
“Unë nuk do ta quaja kufizim. Unë e kam quajtur ndarje ndërmjet serbëve e shqiptarëve. Nëse ata në Kosovë nuk mund të jetojnë bashkë, atëherë ata mund të ndahen dhe në një numër të organit të partisë sonë Velika Srbija (Serbia e madhe) kemi publikuar hartën e mundshme të kësaj ndarjeje”, ka thënë ai.
Sipas tij, katër komunat veriore me korridorin përmes Gorazhdecit e deri te Patrikana e Pejës, duhet të jenë krejtësisht në përbërje të Serbisë.
Sheshel dëshiron që edhe pesë komunat nga Graçanica drejt Gjilanit t’i bashkohen Serbisë.
“Ato janë territorialisht të lidhura dhe nuk bëjnë asnjë problem për t’u realizuar”, ka thënë ai duke shtuar se këtu duhet të hyjë edhe komuna e dhjetë, Shtërpca.
Këto komuna do të ishin të lidhura drejtpërdrejt me Serbinë dhe në to Beogradi duhet të ketë kompetenca të plota.
Lidhur me Dragashin Shesheli është treguar më ”dorëlirë”.
“Dragashin duhet lënë banorëve të atjeshëm të vendosin çfarë duan dhe me kënd duan”, tha ai.
Shesheli në këtë prezantim e “e ka zgjidhur” edhe problemin e shqiptarëve:
“Shqiptarët le të kenë autonomi deri në qiell. Policia serbe të jetë në vendkalimet kufitare. Shqiptarët nuk mund të kenë ushtri.
Nëse e quajmë autonomi, le të jetë ajo më e madhja, nëse duan ta kenë buxhetin vet, sistemin e vet tatimor, le t’i kenë të gjitha të veta dhe Beogradi fare të mos përzihet në punët e tyre, vetëm organet doganore le të jenë në vendkalimet kufitare. Pra, kjo është liri e plotë, ndërsa a do ta pranojnë këtë padronët e tyre, mbetet për t’u parë. Mund ta kenë edhe monedhën e vet nëse ndokush do të ketë besim në të. Madje, unë do t’i lija të merrnin pjesë në të gjitha garat ndërkombëtare. Nëse bën Skocia, Irlanda Veriore, Uellsi, munden edhe ata, as që merakosem për këtë. Por nuk ka ushtri, nuk ka anëtarësim në KB, në UNESCO në Interpol”, ka qenë i prerë në dëshirën e vet Shesheli .
Shesheli ka përfunduar se nëse në bisedimet për Kosovën përfshihet SHBA-ja, aty duhet të jenë edhe Rusia e Kina.
Të tjera
-
Ndërpritet konferenca STEMinists’24 nga protestueset, kërkohet përgigje nga ministrja Nagavci për rastin e profesorit Xhevat Krasniqi
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi nuk përfundoi fjalimin e ...
-
Hoti: Banka Botërore e demantoi propagandën e pushtetit se ka zhvillim ekonomik
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria...
-
Mbahet seanca e parë e Kuvendit Komunal në objektin e Zubin Potokut
Për herë të parë që pas zgjedhjeve të vitit të kaluar, të premten u mbajt sea...
-
Voton diaspora në Maqedoninë e Veriut, këto janë rezultatet zyrtare
Janë publikuar rezultatet zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga r...
-
Aksident mes katër veturash në Veternik, dy të lënduar
Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes katër veturav...
-
Zeqiri: Kemi punë përpara në funksionalizimin e objektit të Komunës
Ka përfunduar seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut. Në seancë m...
-
Nervozohet Vuçiq: Veprimi i “neveritshëm”, duan t’i heqin sanksionet Kosovës
“Në Bashkimin Evropian tani kanë nisur një mekanizëm për heqjen e sanksioneve...
-
Të shtëna me armé në një lokal në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi njëri prejt tyre ka shtënë me ...
-
Mërgimtarët dërguan 112 milionë euro në Kosovë gjatë muajit mars
Mbi 112 milionë euro është vlera e dërgesave të mërgatës që janë sjellë në Re...
-
Shtatë raste të dhünës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë
Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosov...
-
Përmbytjet vdekjeprurëse të Dubait, shkencëtarët bëjnë zbulimin e frishkëm! Një nga shkaktarët kryesor të kësaj katastrofe është…
Shiu rekord që ra mbi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Oman këtë muaj, duke shk...
-
Çitaku: Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme do të jetë në opozitë
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku tha se subjekti politik ku ...