Lajme

Sheshel: BE-ja do të na i rrëmbejë edhe Vojvodinën e Rashkën

Autori: Gazeta inFokus 13:01 | 03 January 2018

Lideri i Partisë Radikale serbe Vojislav Sheshel thotë se Serbia duhet t’i thotë përfundimisht jo Perëndimit pasi, sipas tij, ajo duhet të integrohet në Rusi e jo të hyjë në robëri në Bashkimin Evropian.

Këto mendime Sheshel i ka shfaqur për portalin serb “novostionline”:“Pushteti duhet përfundimisht të përcaktohet, sepse është koha e fundit të bëhet qartas me dije se më nuk mund të rrihet dy karrige. Shantazhet e Perëndimit nuk do të pushojnë.

Nuk ka asgjë nga BE, Perëndimi nuk heq dorë nga presioni për ta njohur Kosovën e për t’i vënë sanksione Rusisë. Perëndimit duhet thënë vendosmërisht jo.

-Advertisement-

Serbia ose do të përcaktohet për aleancë dhe integrim me Rusinë, ose do hyjë në robëri të BE-së që në perspektivë do të thotë suspendim të Republikës Serbe dhe rrëmbim të Vojvodinës e të rajonit të Rashkës”.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy