Sheshel: Gjingjiqi i ka dorëzuar Carla del Pontes dokumente për luftën në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 23:39 | 05 September 2018
Kryetari i Partisë radikale të Serbisë Vojislav Sheshel ka prezantuar sot, siç i ka quajtur dokumente të besueshme për veprimet e ushtrisë e të policisë së Serbisë në Kosovë në vitin 1998,
Këto dokumente, ka thënë Shesheli, ish- kryeministri i Serbisë Zoran Gjingjiq në vitin 2002 ia kishte dorëzuar ish – kryeprokurores së Tirbunalit të Hagës Carla del Ponte, transmeton Koha.net.
Ai ka theksuar se dokumentet përmbanin procesverbalet nga takimet e Komandës së përbashkët për Kosovën, e cila, ka saktësuar ai, ka qenë organ joformal i cili në vitin 1998 ka vepruar me qëllim të koordinimit të përpjekjeve të ushtrisë, të policisë e të sektorit civil në planet për shpartallimin e, siç e quajti ai, veprimtarisë terroriste në Kosovë.
“Gjingjiqi ka kërkuar nga Nebojsha Pavkoviq (ish- shef i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë së Serbisë i dënuar nga Haga në vitin 2009 me burgim për krime lufte në Kosovë, sqarim yni), t’ia sillte ato dokumente të cilat më pas ia dorëzoi Carla del Pontes. Ai kishte marrë disa dokumente edhe nga viti 1999, dy fletore të hirta me pasqyrën e lëndës arkivore të Ushtrisë së Jugosllavisë nga viti 1999 si dhe Ditarin operativ të luftës të komandës së zhvendosur të Armatës së Tretë”, citon portali serb “veçernje novosti” të ketë thënë Sheshel.
Sipas tij, dhënia e këtyre dokumenteve kryeprokurores së Hagës është akt tradhtie i Zoirna Gjingjiqit.
Të tjera
-
Vuçiq: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...
-
Protestë masive në Beograd kundër presidentit serb
Dhjetëra mijëra veta u mblodhën të dielën në një shesh qendror në Beograd duk...
-
Hill thotë se s’ka paralajmërime për sanksione ndaj NIS’it në Serbi, a i gënjeu Vuçiq serbët për të krijuar panik?
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka...
-
Tajani për vizitë në Kosovë, viziton kontigjentin italian të KFOR-it
Kryediplomati italian, Antonio Tajani, ka ardhur për vizitë në Kosovë për të ...
-
Kremlini hedh poshtë raportimet e mediave turke se gruaja e Assadit kërkoi divorc dhe largim nga Moska
Kremlini hodhi poshtë të hënën raportet e mediave turke që sugjeronin se Asma...
-
Kundërligjshëm e pa përvojë pune, Rozeta Hajdari e bën zv. kryeinspektore ish asistenten e Albulena Haxhiut vetëm 8 muaj pasi u punësua në MINT
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ish asist...
-
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje politike e Rugovës ia dha vendit demokracinë në të cilën fitojnë edhe rivalët tanë
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri shkroi për përvjet...
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...
-
Hill: Nuk ka prova që lidhin Beogradin me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se SHBA-të nuk kanë k...