Lajme

Sherri për 300 euro, dy kushërinjt plagosin njëri-tjetrin me thika

Autori: Gazeta inFokus 08:35 | 19 May 2017

Dy kushurinj në Tiranë kanë përfunduar duke u zënë dhe goditur njëri tjetrin me thikë për shkak të një borxhi prej 300 eurosh.

Ngjarja ka nisur fillimisht në rrjetin social në Facebook ku janë ofenduar e më pas janë takuar ku përveç grushteve është përdorur dhe arma e ftohtë.

Ngjarja ka ndodhur në korrik të vitit të kaluar, por pak ditë më parë Gjykata e Tiranës përfundoi gjykimin për të akuzuarin si autor i ngjarjes, Armando D.

-Advertisement-

Ai u deklarua fajtor për akuzën e “plagosjes së rëndë me dashje” dhe u dënua me 5 vjet burg. Në vendimin e saj gjykata ndryshoi kualifikimin ligjor të veprës penale për të cilën u fajësua i pandehuri, pasi ai u dërgua në gjyq si i pandehur për akuzën e “vrasjes me dashje të mbetur në tentative”, shkruan Panorama.

I pandehuri Armando D. përfitoi uljen e një të tretës së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar. Sipas Gjykatës, në korrikun e vitit të kaluar i dëmtuari i kishte kërkuar disa herë kushëririt të tij, të pandehurit Armando D., shumën e 300 eurove qe i detyrohej prej gati dy vitesh. Ky i fundit ishte justifikuar se do t’ia kthente pas gjashtë muajsh.

Më 15 korrik ata kanë komunikuar fillimisht me njëritjetrin në rrjetin social “Facebook”. Në këtë komunikim ata janë ofenduar dhe i dëmtuari ka kërkuar të takohen atë ditë. Në momentin që janë takuar, pasi janë përshëndetur, i dëmtuari i ka kërkuar paratë dhe e ka qëlluar me grusht.

Ai është ndihmuar dhe nga dy shokë të tij, të cilët kanë mbajtur nga krahët të pandehurin. Sipas Gjykatës, në këtë moment i pandehuri e ka qëlluar të dëmtuarin me një biçak në anën e majtë të gjoksit.

Sipas vendimit të Gjykatës, gjithë ngjarja ka ndodhur përpara një lokali dhe është filmuar nga kamerat e sigurisë. “Në momentin që ka ndodhur ngjarja, autori ka qenë në lokal dhe ka dalë në oborr. Sikundër rezultoi nga deklarimet e personave të pranishëm dhe pamjet filmike të sekuestruara si provë materiale, ai e ka pasur thikën me vete, në xhep”, theksonte Gjykata në vendim. /albeu.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera