Lajme

Sherri me kaçavida në Vlorë/ OSHEE kundër policisë: Nuk janë punonjësit tanë

Autori: Gazeta inFokus 22:53 | 22 August 2017

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka përgënjeshtruar komunikatën e policisë, ku thuhej se dy punonjës të OSHEE në Vlorë janë konflitkuar me njëri-tjetrin me mjete të forta dhe për pasojë njëri prej tyre është plagosur.

OSHEE thotë se dy shtetasit e konfliktuar në lagjen “29 Nëntori” M.B, 54 vjeç, i cili ka marrë dëmtime si pasojë e goditjeve me mjete të forta nga M.Q., 49 vjeç nuk janë punonjës të OSHEE, por njëri prej tyre punon elektricist në bashki dhe tjetri është komshiu i tij.

Njoftimi i OSHEE:

-Advertisement-

Dy shtetesat e konfliktuar me njeri-tjetrin, nuk janë punonjës te OSHEE, siç thuhet ne komunikatën e policisë, por njeri punon elektricist ne bashki te Vlorës, kurse tjetri një i njohur i tij (komshiu).

Njoftimi i policisë:

Më datë 22.08.2017, rreth orës 13:50 , Strukturat e Policisë Vlorë në lagjen ”29 Nëntori”, kanë parandaluar përshkallëzimin e një konflikti midis dy shtetasve të cilët kanë qëne duke përdorur edhe mjete të forta shpuese (kaçavidë), ndaj njëri-tjetrit.

Nga verifikimi paraprak policia ka konstatuar shtetasin M.B., 54 vjeç, i cili ka marrë dëmtime si pasojë e goditjeve me mjete të forta, prej shtetasit M.Q., 49 vjeç, (të dy punonjës të OSHE-së).

I dëmtuari ka marrë ndihmën e nevojshme mjeksore dhe gjendet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shoqëruar në Komisariat shtetasin M.Q., dhe pasi ka kryer hetimet dhe dokumentuar rrethanat dhe shkakun.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera