Lajme

Sherr me thika mes shqiptarëve në Itali

Autori: Gazeta inFokus 10:45 | 28 January 2018

Një sherr mes dy shoferëve dhe pasagjerëve të dy automjeteve është përshkallëzuar deri në përdorimin e thikave në Itali.

Protagonistë kanë qenë shqiptarët, ndërsa ngjarja ka ndodhur në autostradën Gorduno të shtetit fqinj ku shoferi i një prej makinave, një 32 vjeçar nga Kosova me vendbanim në Lugano, ka sulmuar dy burra të tjerë me thikë me origjinë nga Shqipëria, përkatësisht një 34 vjeçar që ngiste automjetin tjetër me targa italiane dhe një 41 vjeçar me kombësi shqiptare, banues në Zvicër.

Mësohet se shqiptarët e sulmuar kanë pësuar lëndime serioze, por jeta e tyre nuk është në rrezik. Në përleshje është përfshirë edhe një 20 vjeçar dhe një 47 vjeçar nga Kosova që banonte në Gjermani, të dy pasagjer në automjetin e agresorit.

-Advertisement-

Mediat italiane shkruajnë se në makinën e dytë kishte edhe tre persona të tjerë: një 27 vjeçar, një 20-vjeçar dhe një 23 vjeçar, të gjithë shtetas shqiptarë që banojnë në Itali.

Autori i sulmit është arrestuar. Hetimi është koordinuar nga prokurori publik Pamela Pedretti, i cili do të duhet të fillojë hetimin penal.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera