Lajme

Sherr në parlament: Politikani ukrainas goditet me grusht, merret me ambulancë

Autori: Gazeta inFokus 11:24 | 29 September 2017

Një politikan ukrainas është hedhur në tokë me vetëm një goditje, gjatë një debati të nxehtë me anëtarët e një partie opozitare.

Tensionet u rritën dhe filluan shkëmbimet e grushteve në këshillin regjional të Kievit gjatë të martës, pas një debati të nxehtë rreth buxhetit regjional.

Kur kryesuesja e këshillit votoi pro, deputetët nga blloku i Poroshenkos u afruan në foltore me qëllim që t’ia pamundësojnë vazhdimin e seancës.

-Advertisement-

Ajo u mundua ta largojë duke e shtyrë, dhe një deputet nga blloku i Yulia Tymoshenko u afrua që t’i ndihmojë, por e pësoi keq kur u godit me grusht në fytyrë nga anëtari i fraksionit rival.

Duke e parë se goditja ishte aq e fortë dhe u përplas në tokë pa vetëdije, u desh të ndërhyjnë mjekët që e transportuan për në autoambulancë për ta mjekuar.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera