Rozë

Sherr në eventin muzikor, plagoset moderatorja dhe këngëtarja e njohur

Autori: Gazeta inFokus 21:29 | 23 June 2022

Ceremonia vjetore e ndarjes së çmimeve “Mad Video Music Awards 22” në Athinë u shoqërua me përleshje mes pjesëmarrësve.

Protagonistët e episodit të rëndë, videot e të cilit po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale ishin dy persona që u përleshën me rojet e sigurisë duke shkaktuar kaos absolut në arenë. Eventi u ndërpre për rreth 15 minuta derisa janë qetësuar gjakrat.

Protothema raporton se e plagosur ka mbetur moderatorja e njohur greke Roula Koromila dhe është lënduar lehtë këngëtarja Elena Paparizo. Një foto e publikuar e tregon moderatoren Koromila në shkallë duke marrë ndihmën e parë.

-Advertisement-

Sa i përket Elena Paparizou, ajo ndodhej shumë pranë vendit ku ka ndodhur përleshja dhe është shtyrë furishëm duke vrapuar për t’u larguar nga vendi. Sherri nisi në podiumin zyrtar, teksa dy persona kanë nisur të shtyhen me njëri-tjetrin, ndërsa turma është afruar për t’i ndarë.

Ky episod ndodhi teksa Ioanna Paliospyrou ishte në skenë dhe do t’i jepte artistes Elena Paparizou çmimin e baladës më të mirë të vitit,.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera