Lajme

Sherr jashtë lokalit, qëllohet dy herë me thikë 15-vjeçari

Autori: Gazeta inFokus 11:03 | 06 September 2017

Nje adoleshent vetem 15-vjeçar ka mbetur i plagosur, pasi u qellua dy here me thike pas nje sherri, jashte nje lokali ne Elbasan.

Policia e Elbasanit identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar që plagosi me thikë 15 vjeçarin në ambientet e jashtme të një lokali gjatë një konflikti të çastit.  Specialistët për Krimet e Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan bënë referimin e materialeve në Prokurori dhe po punojnë intensivisht për kapjen e shtetasit I.K., 16 vjeç banues në Elbasan.

Ky shtetas, në Lagjen “Visarion Xhuvani” në ambientet e jashtme të një lokali, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta dyshohet të ketë qëlluar dy herë me thikë shtetasin S.P., 15 vjeç banues në Elbasan.

-Advertisement-

Shtetasi S.P. ndodhet në Spitalin Kirurgjik Elbasan, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga nenet 76, 22, 88 dhe 279 të Kodit Penal.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera