Lajme

Shërohet nga COVID-19 Komandanti i Njësive Speciale të Policisë: “Faleminderit mjekët, heronjtë tanë”

Autori: Gazeta inFokus 14:13 | 04 August 2020

Komandanti i Njësive Speciale të Policisë së Kosovës, Amir Gërguri është shëruar nga COVID-19.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vet Gërguri, shkruan gazeta Infokus.

Gërguri ka thënë që ka marrë konfirmimin nga Instituti që ai bashkë me familje që ishin infektuar tashmë kanë kaluar këtë sfidë.

-Advertisement-

Ndërsa ka falënderuar mjekët që i ka quajtur edhe si heronj.

“Të dashur miq,

Pas një periudhe sfiduese, të përballjes me virusin COVID-19,nga IKSHP pranova konfirmimin se bashkë me familje jemi në mesin e të shëruarve!

Ju falenderoj shumë për kujdesin dhe përkrahjen e treguar ndaj meje dhe familjes time. Në veçanti mirënjohje për mjekët, heronjtë tanë, të cilët po punojnë pa ndalë dhe pa kursyer edhe shëndetin e tyre, me theks të veçantë ata në Drejtorinë e Shërbimeve Shëndetësore në organizatën ku punoj!

Kujdesuni për vetën, familjen dhe të tjerët, veproni sigurt, ruajeni shëndetin!

Faleminderit”, ka thënë Gërguri./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera