Lajme

Shërohen dy pacientët e parë me koronavirus në Kosovë – flet për inFokus kryetari i komunës Sokol Haliti

Autori: Gazeta inFokus 10:35 | 31 March 2020

Rasti i parë i infektuar me koronavirus në Kosovë ishte në komunën e Vitisë.

Aty, me COVID-19, u infektua një 77-vjeçar bashkë me bashkëshorten e tij, shkruan gazeta inFokus.

I njëjti kishte ardhur nga Italia.

-Advertisement-

Mirëpo tash, si duket, të dy këta janë shëruar, pasi edhe rezultati për virusin e njohur si COVID-19, u doli negativ.

Këtë e ka konfirmuar për inFokus edhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti.

“Po, është e vërtetë, ata janë të hospitalizun, kanë rezultu analizat negative sipas Instituatit, njëri është 77-vjeçar, pacienti i parë që ka rezultu pozitiv bashkë me gruan e tij, mbrëmë na kanë ardhë reuzltatet”, ka thënë Haliti./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera