Lajme

Sherifi: Vetëm dorëheqja e shpëton Isa Mustafën nga shkarkimi!

Autori: Gazeta inFokus 17:21 | 06 May 2017

Sekretari i përgjithshëm i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi, ka thënë se Isa Mustafën vetëm dorëheqja e shpëton nga shkarkimi, tranmseton Infokusi.com

Ai ka thënë githahstu se kryeministrin më së shumti e bregos fakti që për herë të dyte deputetë të opozitës dhe pozitës janë bashkuar kundër qeverisjës së tij

Postimin e plotë të Shefifimit munf ta gjeni më poshtë:

-Advertisement-

“Vetëm dorëheqja e shpëton Isa Mustafën nga shkarkimi!

Shpërthimet e kryeministrit në ikje Isa Mustafës dhe oborrtarëve të tij kundër shfrytëzimit të një të drejte demokratike siç është e drejta për mocion janë tregues i mjaftueshëm se ditëve të tij në krye të qeverisë u ka ardhur fundi!

Përmasat histerike të reagimeve kundër ngritjes së mocionit janë dëshmi e pakontestueshme se vendimi për të ngritur mocionin ka qenë veprim i duhur! Këtë fakt e përforcon edhe më shumë paniku që u shpërfaq sapo u bë publik lajmi për mbledhjen e nënshkrimeve të domosdoshme për tu shtruar në Kuvendin e Kosovës. Përkundër asaj se të gjithë e dinë të vërtetën, kryeministri në ikje dhe oborrtarët e tij vazhdojnë me gënjeshtrën se gjoja kemi të bëjmë me një “Mocion të Opozitës”.

Është fakt i pamohueshëm se iniciativën për mocion e filloi opozita, konkretisht Kryetari i Partisë NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, por procedimi në Kuvendin e Kosovës u bë falë edhe mbështetjes së deputeteve të mazhorancës, deputetëve të pavarur dhe deputet nga pakicat që janë pjesë e qeverisë së tij!

Ajo që më së shumti e brengos kryeministrin në ikje dhe oborrtarët e tij ka të bëjë me realitetin se për herë të dytë gjatë sundimit të vet bashkohen deputetët e partive të pozitës dhe opozitës dhe të përkatësive të ndryshme etnike kundër qeverisë së tij.

Falë bashkimit që kapërcen pikëpamjet politike dhe në qendër të vëmendjes vë interesin e Kosovës Marrëveshja e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe Marrëveshja për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe nuk kaluan! Madje edhe me ndihmën e konsiderueshme të deputetëve që vijnë nga “Partia e tij”.

Përballë këtyre fakteve Isa Mustafës, si kryeministër në ikje, nuk i ka mbetur gjë tjetër pos dorëheqjes. Në të kundërtën ai do të shkarkohet!”/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera