Sherifi: Deputetët nuk janë GLADIATOR!
Autori: Gazeta inFokus 21:30 | 29 April 2017
Sekretari i Partisë Nisma për Kosovën, Bilall Sherfi, ka shkruar për ngjarjen qe ndodhi dy ditë më parë në Maqedoni, duke thënë se deputetët janë dërguar aty si gladiator për të luftuar për jetën e tyre duarthatë dhe jo si përfaqësues të popullit.
Lexoni më poshtë postimin e tij të plotë:
Ngjarja që u zhvillua natën e së enjtes së 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë nuk ishte thjesht një shpërthim i pa kontrolluar i një grumbulli shovinistësh maqedonas të cilët vendimin për të hyrë në Kuvend dhe për të sulmuar të gjithë deputetët që kishin votuar për kryetar të Kuvendit deputetin shqiptar Talat Xhaferrin e morën aty për aty.
Sulmi mbi deputetët rezultoi me dhjetëra deputet të lënduar rëndë, prej të cilëve më së rëndi e pësoi deputeti shqiptar dhe kryetari i LR PDSH-së, Ziadin Sela. Dëshmitarët dhe video incizimet nga vendi i ngjarjes konfirmojnë se sulmi mbi Kuvendin e Maqedonisë dhe deputetëve të shumicës parlamentare ishte e organizuar dhe e orkestruar nga Nikolla Gruevski, ndërsa zbatimin e këtij plani ia kishte besuar fallangave përmes të cilëve ai kontrollon policinë e shtetit.
Për të “fshehur” implikimin e drejtpërdrejtë në këtë grusht-shtet të llojit të vet, Nikolla Gruevski nuk ishte prezent në Kuvendin e Maqedonisë. Ai u ndodh jashtë shtetit për të siguruar “alibinë e përsosur”! Por, a mund t’i shërbejë si alibi kjo teknikë tashmë e njohur mbetet të shihet. Por ajo që është për keqardhje në këtë situatë lidhet me talljet që po dëgjohen për “guximin” apo “mos guximin” e konfrontimit të deputetëve me fallangat e Nikolla Gruevskit.
Thuajse deputetët janë dërguar aty si GLADIATOR për të luftuar duarthatë për jetën e tyre jo si përfaqësues të popullit për të mbrojtur interesat e tij politikisht! Edhe më e neveritshme bëhet kur këto tallje vijnë jo nga vendi i ngjarjes (“Arena e Glladiatorëve”) por, përmes Smartfonëve nga qindra kilometra larg. Në këtë kontekst më duket tejet domethënës një thënie e Alebrt Ajnshtainit, sipas të cilit “Të bësh përherë të njëjtën gjë dhe të presësh rezultate të ndryshme është marrëzi e kulluar”!
Ndryshimi i kësaj gjendje në Maqedoni kërkon para së gjithash një koordinim të veprimeve ndryshe nga e kaluara ku përgjegjësia e secilit matet me pozitën që ka në strukturat shoqërore apo institucionet shtetërore. Vetëm koordinimi i përgjegjshëm në këtë situatë mund të sigurojë që “luanët e Projektit Skopje 2014” të përfundojnë në Kopshtin Zoologjik të historisë!/Indeksonline
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...