Lajme

Shërbyesit civilë të komunës së Prishtinës, hyjnë në grevë të përgjithshme

Autori: Gazeta inFokus 20:11 | 30 January 2019

Këshilli grevist i shërbyesve civilë në Komunën e Prishtinës ka bërë me dije se nga nesër do të futen në grevë të përgjithshme, përcjell inFokus.

Kjo është bërë e ditur nëpërmjet një komunikate për media, ku kërkohet që të plotësohen kërkesat e tyre që lidhen me Projektligjin e Pagave.
Ky këshill ka treguar se greva do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave legjitime të nëpunësve civilë të Komunës së Prishtinës.

Ky është njoftimi i plotë:

-Advertisement-

Ju njoftojmë, se Këshilli grevist i shërbyesve civilë në Komunën e Prishtinës, pas takimeve të njëpasnjëshme me përfaqësuesit e institucioneve të Republikës së Kosovës, në lidhje me kërkesën e parashtruar që sherbyesit civil të Komunës së Prishtinës t’iu ngritet koficienti për 40-përqint me shumë se koeficienti bazë që është propozuar në Draft Projektligjin për Paga. Kjo kërkesë është parashtruar edhe mbi bazën që Prishtina ka statusin e veçant juridik të kryeqytetit dhe shërbyesit civil të Komunës së Prishtines kanë vëllim dhe ndërlikueshmëri më të madhe të punes se sa komunat e tjera.

Andaj, pas realizimit të grevës paralajmëruese një orëshe dhe mos reflektimit të institucioneve në realizimin e kërkesave të adresuara, Këshilli Grevist i Komunës së Prishtinës njofton, se nga nesër më datë 31 janar 2019, do të fillon grevë e përgjithshme-tërëditore, deri në realizimin e kërkesave legjitime të nëpunësve civilë të Komunës së Prishtinës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera