Lajme

Shërbimit korrektues i duket pak ngritja e pagës për 4 për qind

Autori: Gazeta inFokus 14:53 | 11 January 2018

Sindikata e Shërbimit Korrektues është shprehur kundër ngritjes së pagës me 4 përqind, duke kërkuar që paga të rritet së paku 10 për qind.

Sindikata nëpërmjet një komunikate ka shprehur mospajtim me deklaratën e ministrit të financave, Bedri Hamza se rritje page në nivelin prej 4 për qind.

“Sindikata jonë do të jetë në kontakt me BSPK-në dhe sindikatat tjera që e kundërshtojnë këtë ngritje simbolike, dhe kërkojmë që kjo rritje të jetë 10 për qind. Nëse kjo kërkesë nuk plotësohet, atëherë jemi të detyruar të veprojmë me masa sindikale siç e parasheh ligji sindikal”, thuhet në komunikatë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera