Lajme

Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës ka një mesazh për qytetarët e këtij vendi

Autori: Gazeta inFokus 10:36 | 05 March 2022

Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës paralajmëron se rusët janë dukë përhapur dezinformata, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas tyre, rusët kanë thënë se autoritetet e qyteteve të pushtuara janë larguar nga vendi ose kanë nënshkruar traktatet për kapitullimi.

Gjithashtu, Shërbimi i Sigurisë pretendon se rusët po dezinformojnë se popullsia e qyteteve të pushtuara po takohet me armikun duke i cilësuar ata si “çlirimtarë”.

-Advertisement-

Kjo është bërë e ditur në faqen “War in Ukraine” e hapur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës, për të informuar publikun në kohë reale për situatën në këtë vend.

Prandaj lidhur me këtë, Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës i ka bërë thirrje banorëve t’u besojnë vetëm informacioneve zyrtare./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera