Lajme

Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’

Autori: Gazeta inFokus 12:59 | 25 November 2024

Sot Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka lansuar edhe shërbimin e Self Check-in, ku sistemi i pranimit të udhëtarëve dhe valixheve mund të bëhet nga vetë udhëtarët përmes kioskave të “Self-Check-in”

“ANP ‘Adem Jashari’ LKIA nga muaji gusht ka ofruar sistemin e pranimit të udhëtarëve dhe valixheve që mund të bëhet nga vetë udhëtarët, sistem ky që është pjesë e teknologjisë që përdoret për të lehtësuar procedurat para fluturimit të udhëtareve.”

Tutje në komunikatë thuhet se aeroporti ka të instaluar 6 Self Check-in kioska dhe 10 Self Bag Drops për valixhe.

-Advertisement-

“Aktualisht deri në finalizimin e projektit që përfshin edhe implementimin e paisjeve biometrike Self Check-in mund të përdoret nga udhëtarët që udhëtojnë me kompanitë Ëizz Air, Easy Jet, Euroëings, udhëtarët duhet të përdorin këto paisje në pajtueshmëri me kohën e hapjes dhe mbylljes së fluturimit ku për një fluturim mund të fillojnë procedurat e Self Check-in 3 orë para nisjes së fluturimit dhe përfundojnë 40 min para orës së nisjes.”

Poashtu thuhet se janë edhe disa dokumente të nevojshme për përdorimin e Self Check-in.

“Udhëtarët për të përdorur Kioskat për Self Check-in duhet të posedojnë Pasaportë. Letërnjoftimi ende nuk përkrahet nga këto pajisje për të kryer pranimin e udhëtarit.Përjashtim nga kjo përbëjnë rastet kur udhëtarët kanë përfunduar check-in online me ID kartelë. Në ato raste ata mund të përdorin edhe letërnjoftimin e tyre për të printuar biletën e tyre në Kioskat për Self”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera