Shërbimi i AKI-së po merret me verifikimin e ish-këshilltarit serb të presidentit Thaçi
Autori: Gazeta inFokus 13:55 | 26 June 2019
Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Shpend Maxhuni është pyetur sot nga Komisioni Parlamentar që e mbikëqyr këtë institucion lidhur me serbin Bratislav Nikoliq i cili vite me radhë ishte pjesë e institucioneve të Kosovës.
Pas mbledhjes u tha se Maxhuni ka deklaruar që Inteligjenca tani është duke u marrë me verifikimin se a ka lidhje Nikoliq me shërbimet e sigurimit në Serbi. Ndërkohë sipas kryetarit të komisionit, deri tani dihet që ka ekzistuar një njohje mes Thaçit dhe Nikoliq që nga viti 2012.
AKI nuk ka pasur asnjë kërkesë zyrtare që të verifikojë Bratislav Nikoliqin, ish-këshilltarin e presidentit Hashim Thaçi, të cilin e shkarkoi ky i fundit ditë më parë, pasi u raportua nga mediat që i njëjti është agjent i Shërbimit Sekret Serb(BIA).
Kështu u deklarua të ketë thënë shefi i AKI-së, Shpend Maxhuni para anëtarëve të komisionit për mbikëqyrjen e AKI-së.
Kryetari i Komisionit, Faton Topalli tha se deri tani nuk ka ndonjë rezultat përfundimtar se cila është veprimtaria e ish-këshilltarit serb të presidentit Thaçi.
“Nga ajo që na është thënë në mbledhjen e komisionit nga zoti Maxhuni është se AKI nuk është përgjegjëse për të kontrolluar presidentin e Republikës së Kosovës se kënd e emëron për këshilltar të tij dhe kënd nuk e emëron, ai nuk ka pasur asnjë kërkesë zyrtare për verifikimin e personit në fjalë.
Megjithatë shërbimi i AKI-së është duke u marrë me këtë çështje se nëse vërtetë akuzat që i bëhen zotit Bratislav Nikoliq për të qenë pjesë e sigurimit serb janë të vërtetë apo nuk janë, është duke u punuar në këtë drejtim, deri më tani nuk kemi një rezultat i cili është përfundimtar”, tha ai.
Ai tha se kjo pritet të raportohet në të ardhmen.
Sipas tij, krejt çka dihet deri tani është që ka pasur njohje mes Thaçit dhe Nikoliq, meqë ky i fundit në vitin 2012 ishte emëruar në bord të PTK-së, dhe nga viti 2016 ka marrë rrogë nga presidenca.
“Zoti Nikoliq ka qenë anëtar i bordit të PTK-së, është emëruar në vitin 2012 nga presidenti Thaçi në këtë koeficient. Ai pastaj merr edhe rrogë nga presidenca për aq sa jemi njoftuar, që nga viti 2016, pra ka ekzistuar një raport (mes Thaçit) i njohjes së mëhershme nga viti 2012 deri më tani”, tha ai.
Pas mbledhjes është deklaruar edhe Arbër Rexhaj, anëtar i Komisionit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Sipas tij, raportimi i shefit të AKI-së ishte sipërfaqësor dhe politik.
“Sot AKI nuk po na jep një shembull se a është personi pjesë e ndonjë strukture serbe, apo nuk është. Prej vitit 2012 ky person është në institucionet e Republikës së Kosovës dhe këta po na thonë që nuk kanë verifikim për të. Mendoj që kjo është kryesisht politike sepse duke thënë që ai person i shërben agjenturave serbe me njëfarë forme do ta vërtetonte këtë fakt të mediave që e keni thënë ju shumë më herët dhe natyrisht presidentin Hashim Thaçi do ta nxjerrtë shumë keq dhe këtu unë pash një lloj alibie”, tha ai
Ndërkohë, me shefin e Inteligjencës të mërkurën nuk është diskutuar për planin në veri të vendit për “krizë humanitare”.
Në mbledhjen e sotme të komisionit u tha se është diskutuar edhe për mungesën e inspektorit të përgjithshëm në AKI.
Aty, që nga marsi i këtij viti nuk është emëruar ende inspektori i përgjithshëm që ka rol të inspektimit, hetimit, dhe auditimit të financave.
Topalli tha se përgjegjës për emërimin është presidenti dhe kryeministri, dhe komisioni ka shprehur shqetësimin që AKI ka tre muaj është pa kontroll të brendshëm.
Të tjera
-
Gjykata merr vendim për Akil Gjakoven, i ndalon afrimin ndaj bashkëshortës në distancë prej 50 metrash
Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm Penal, ka refuzuar kë...
-
Lajçaku thotë se anëtarësimi në BE, është nxitja më e fortë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve siç ka Kosova dhe Serbia
Ndërmjetësuesi i BE-së, për dialogun, Miroslav Lajçak ka thënë sot se perspek...
-
Ferizaj: Djali e rrāh babain, e sülmon me kubëz betoni dhe tenton ta godās me veturë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të enjten në Ferizaj. Si rezultat i një mos...
-
Mentor Beqiri në paraburgim, dështon seanca për detyrimin 2.8 milionësh ndaj ATK-së
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ka dështuar të mbahet një gjykim për një...
-
Kosova në Këshillin e Evropës, Rusia: Turp!
Autoritetet ruse e kanë cilësuar “të turpshëm” vendimin e fundit të Asamblesë...
-
Sinjalizuesi: Letër shqetësimi kryeministrit Kurti për rastin e përndjekjes së një shërbyesi civil që e denoncoi korrupsionin
Sinjalizimi i një rasti që kishte të bënte me “Faljen e borxheve për Ambalazh...
-
Policia konfiskon mbi 2 mijë patentë-shoferë për tre muaj
Policia e Kosovës i ka shtuar aktivitetet e saj për të parandaluar aksidentet...
-
Vd*es profesori Binak Gërguri
Ka vdekur profesori Binak Gërguri, punonjësi shumëvjeçar i Institutit Pedagog...
-
NDODH DHE KJO/ Mjekët japonezë padisin Google Maps, ja arsyeja
Afër 60 mjekë në Japoni kanë ngritur padi, duke akuzuar Google Maps për injor...
-
Policia konfiskon dy armë zjarri në dy raste të ndryshme në Suharekë
Policia e Kosovës ka njoftuar për konfiskimin e dy armëve të zjarrit brenda 2...
-
Policia e Prishtinës vazhdon aktivitetet për largimin e personave që kërkojnë lëmoshë në rrugë
Policia e Prishtinës po i vazhdon aktivitetet për largimin e personave që kër...
-
Stano: Themelimi i Asociacionit çështje urgjente, moszbatimi i marrëveshjeve ka pasoja për të dyja palët
Sot janë bërë 11 vjet nga arritja e marrëveshjes së parë në mes të Kosovës dh...