Lajme

Shërbimet sekrete: 2000 xhihadistë gjenden në Suedi

Autori: Gazeta inFokus 08:57 | 04 July 2017

Rreth 2 000 islamikë të radikalizuar gjenden aktualisht në territorin suedez, dhjetë herë më shumë se sa në vitin 2010, por vetëm një numër i vogë i tyre dyshohet që mund të kryejë akte të dhunshme, njoftoi sot shefi suedez i shërbimeve sekrete.

Në 3 000 ekstremistë që janë përkrahës të veprimeve të dhunshme të regjistruar nga policia sekrete (SAPO) e vendit skandinav, 2 000 persona i përkasin lëvizjes islamike.

Në vitin 2010, SAPO vlerësonte se numri i islamikëve radikalë në Suedi ishte 200.

-Advertisement-

Megjithatë sipas shërbimeve sekrete, vetëm pak islamikë radikalë që jetojnë në Suedi kanë njëkohësisht qëllim dhe aftësi që të përgatisin një sulm terrorist

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera