Lajme

Shërbimet konsullore në Iowa- Kurti e pret shiritin me një palë gërshërë të pazakonta

Autori: Gazeta inFokus 23:47 | 13 May 2022

Në prani të mërgatës, përfaqësuesve institucionalë dhe personaliteteve nga Iowa, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përuroi hapjen e Shërbimeve Konsullore në Iowa, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo që ra në sy gjatë këtij përurimi, ishin gërshërët e pazakonta me të cilat Kurti preu shiritin si simbolikë e hapjes së konsullatës.

Në videon e publikuar nga Qeveria, shihet se Kurti i menaxhon paksa me vështirësi gërshërët e mëdha, megjithatë ia arrin disi ta pres shiritin.

-Advertisement-

Prerja e shiritit u bë së bashku me Ryan Carroll, nga Greater Des Moines Partnership.

“Pamje nga përurimi i hapjes së Shërbimeve Konsullore në Iowa, në ShBA. Joriku dhe Ema i pranuan certifikatat si shtetas të Republikës së Kosovës. Urime bashkëatdhetarëve tanë në Iowa!”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera