Lajme

Shërbimet e lodhta të IPKO-s!

Autori: Gazeta inFokus 19:08 | 21 June 2018

Reshjet e shiut kanë nxjerrë jashtë sistemit shërbimet e kompanisë telekomunikuese IPKO.

Shumë abonent të saj të internetit dhe kanaleve kabllore kanë mbetur pa këto shërbime tash e mbi 3 orë.

Klientë të IPKO-s i kanë shkruar Gazetës Fokus se janë të zhgënjyer me shërbimet e kopanisë pasi nuk është hera e parë qe ndodh një gjë e tillë.

-Advertisement-

“Nuk lajmohen në telefon as nuk japi asnjë sqarim kur ka prishje apo nuk e ofrojnë shërbimet për të cilat paguajmë me çmime edhe me të larta se operatorët tjerë në treg. Derisa me minuta e ndalin shërbimin kur harrojmë ta paguajmë. Kjo është kompani e papërgjegjshme”, ka thënë një klient i IPKO-s banues në Lagjen “Mati1”.

Zhgënjime të njëjta kanë shprehur edhe disa lexues tjerë. Njëri nga ta madje ka thënë se nesër do ja gjuaj të gjitha pajisjet para zyrave të tyre në qendër të qytetit.

Gazeta Fokus ka bërë përpjekje disa herë për të kontaktuar përmes numrave të telefonit qe ofrojnë shërbime por ka qenë e pamundur kontakti. /Gazeta Fokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera