Lajme

​Shënon rënie industria përpunuese dhe bie numri i punësimit në industrinë nxjerrëse

Autori: Gazeta inFokus 17:24 | 12 September 2023

Agjencia e Statistikave të Kosovës njofton se në muajin qershor 2023, indeksi i vëllimit të industrisë kishte rritje në: sektorin e furnizimit me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar me 1 për qind, si dhe në sektorin e industrisë nxjerrëse me 0,5 për qind.

Ndërsa, sipas ASK-së rënie kishte në: sektorin e industrisë përpunuese 0,8 për qind, si dhe në sektorin e furnizimit me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave 0,6 për qind, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, qershor 2022.

ASK po ashtu bën të ditur se në muajin qershor 2023, indeksi i numrit të të punësuarve kishte ulje në sektorin e industrisë nxjerrëse 0,1 për qind, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, qershor 2022.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera