Lajme

Shenoll Muharremi me grafika reale tregon si po tenton pushteti me mashtru opinionin me të hyrat e ATK-së e Doganave

Autori: Gazeta inFokus 19:43 | 22 August 2023

Njohësi i Integrimeve Evropiane, Shenoll Muharremi, ka reaguar në lidhje me grafikonin që partia në pushtet ka përdorur për të paraqitur diferencën e të hyrave doganore 2023 me vitin 2022, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka paraqitur edhe disa grafika reale ku tregon se si pushteti mundohet të e mashtrojë opinionin me të hyrat e ATK-së, e Doganave.

“Jemi lodhur me propagandë  Vetëm shiqojeni grafikonin e manipuluar të pushtetit. Dmth ka rritje të të hyrave për 71 milion nga viti 2022 por pushteti e paraqet me grafikon rritjen si me qenë 70%. E mora mundin me e paraqitë grafikonin real si duket me shifra të njejta sa me pa dallimin edhe nga Hëna nëse dëshironi. Ska nevojë me manipuluar, vetëm bëjeni punën ashtu si duhet”, ka shkruar Muharremi./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Më poshtë gjeni postimin e plotë të tij:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera