Sport

Shënojnë gola dhe hipin mbi rrjetën e portës, skena nga protesta e tifozëve në Old Trafford

Autori: Gazeta inFokus 19:11 | 02 May 2021

Mes skenave shqetësuese, tifozët e Manchester United vërshuan në fushë gjatë një proteste në Old Trafford të dielën.

Një djalë i ri arrin të ngjitet në majë të portës në Stretford End – derisa rrëzohet shkaku i një tjetri që gjuan me top.

Ndërkohë, një tjetër mbështetës është fotografuar i veshur me disa pantallona të çuditshëm, ndoshta duke i dhënë përkrahje fanellës së tretë të skuadrës, që janë me ngjyrat zi e bardhë.

-Advertisement-

Vetëm disa orë para se ekipi të përballet me rivalin, Liverpoolin, tifozët e United arritën të futen në stadium dhe të pushtojnë fushën për të protestuar kundër pronarëve të Glazers.

Ka pasur trazira të mëdha në mesin e tifozëve të skuadrës nga Liga Premier që kur Amerikanët morën drejtimin në klub. Debati i ashpër së fundmi u nxit nga krijimi i Superligës Evropiane, aty ku United ishte në mesin e 12 klubeve themeluese.

United do të fillonte takimin ndaj Liverpoolit në ora 17:30, por tashmë ajo ka kaluar dhe takimi është shtyrë.

Mbështetësit kishin protestuar më herët jashtë autobusit të ekipit që ishte i parakuar paa një hoteli.

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera