Lajme

Shënohet viktima e 39 në Turqi, ministri i Brendshëm nuk i mban dot lotët për ceremonitë mortore

Autori: Gazeta inFokus 22:26 | 26 January 2020

Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca njoftoi se numri i njerëzve që ndërruan jetë në tërmetin 6.8 në rrethin Sivrice të Elazig u rrit në 39.

Gjithashtu ai sqaroi se asnjë i plagosur nuk është në gjendje kritike.Ministri i Brendshëm Süleyman Soylu nuk mundi t’i mbante lotët kur po tregonte rastet e ceremonive mortore të të vdekurve nga tërmeti.

“Dy gjëra nuk më hiqen nga mendja. Funerali i një vullnetari, nga ana tjetër, funerali i 2 vëllezërve të vegjël që u futën në të njëjtën arkivol. Nuk mund t’i harroj”, është shprehur ai.

-Advertisement-

Ai gjithashtu tregoi rastin e një babai që lutej për foshnjën e tij të ngelur në rrënoja.“Dëshpëruese! Nën rrënojat, fjalët e babait:’Kushdo që të jesh, shpëto foshnjën time 2 muajshe”, tha ministri.

Kujtojmë që bilanci i të vdekurve është 39 dhe personat që u nxorën të gjallë janë 45 pas tërmetit të mbëmjes së premte në Turqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera