Lajme

Shënohet vdekja e parë nga koronavirusi në këtë komunë

Autori: Gazeta inFokus 18:23 | 04 July 2020

Personi me inicialet S. T., nga Fushë Kosova është rasti i parë në këtë komunë që ka vdekur nga koronavirusi.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali zëdhënësi i kësaj komune, Ali Topalli, i cili ka thënë se sot është regjistruar rasti i parë i vdekjes nga koronavirusi.

“E pash inforamtën nga Instituti i Shëndetësisë Pulike, tjetër informatë nuk kam. Vetëm një person ka vdekur nga koroanvirusi, ky është i pari sot”, ka thënë zëdhënësi i komunës së Fushë Kosovës, Ali Topalli.

-Advertisement-

Gjatë ditës së sotme kanë vdekur gjashtë persona nga koronavirusi. Sipas njoftimit nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, në Klinikën Infektive ka vdekur një pacient, në atë të Pulmologjisë dy dhe në Mjekësinë Sportive tre.

“Pacientët që kanë përfunduar me vdekje janë: Sh.I. (1949) -Prishtinë; F.H (1948) -Viti, R.K (1950)-Mitrovicë, B. G (1960)-Vushtrri, S. T. (1949) – Fushë Kosovë dhe V. SH. (1982)- Pejë”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera