Lajme

Shënohet ulje rekorde e rasteve me COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 15:03 | 26 April 2021

IKSHPK ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 154 raste të reja me koronavirus.

Gjatë kësaj kohe 11 persona kanë ndërruar jetë.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 1.559 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 154 raste pozitive.

-Advertisement-

Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 3 raste (92, 80, 66 vjeç), Gjakovë 2 raste (76, 72 vjeç), Mitrovicë 2 raste (83, 70 vjeç), Drenas 1 rast (72 vjeç), Pejë 1 rast (81 vjeç), Prishtinë 1 rast (73 vjeç), Suharekë 1 rast (72 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 104.196 raste nga 522.303 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.140 raste të vdekjes”./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera