Lajme

Shënohet rritje e rasteve të infektuar me COVID-19 në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 15:08 | 03 March 2021

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar edhe 568 raste të reja me koronavirus, shkruan Gazeta inFokus

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.532 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 568 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 2 raste (56, 60 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (84 vjeç), Suharekë 1 rast (85 vjeç).

-Advertisement-

Numri total i rasteve pozitive është 70.753 raste nga 315.664  persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.620 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 295 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 60.628 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.505”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera