Lajme

Shënohet rritje e rasteve të infektuar me COVID-19 në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 15:01 | 24 February 2021

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar edhe për 461 raste të reja me koronavirus, shkruan Gazeta inFokus

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 3.138 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 461 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Fushë-Kosovë 1 rast (80 vjeç), Gjakovë 1 rast (85 vjeç), Pejë 1 rast (83 vjeç).

-Advertisement-

Numri total i rasteve pozitive është 67.469 raste nga 294.985 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.582 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 319 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 58.919 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.968”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera