Shënohet “Java e Mërgimtarëve”
Autori: Gazeta inFokus
13:54 | 31 Korrik 2018
Në kuadër të aktiviteteve që po shënohen me rastin e “Javës së Mërgimtarëve” sot është organizuar ekskursioni me fëmijët e mërgimtarëve dhe nxënësit e shkollave të Malishevës, në vendet me rëndësi historike dhe turistike.
Këto aktivitete po organizohen nga Instituti “LEDS” dhe po mbështeten nga Komuna e Malishevës dhe Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike.
Ekskursioni i sotëm ka filluar në Malishevë, për të vazhduar në pishinat e Banjës, në varrezat e dëshmorëve në Malishevë dhe Kleçkë, pastaj tek Shpella e Flladit në Panorc dhe do të përfundoj në Ujëvarat e Mirushës, dhe përmes këtyre vizitave, fëmijët do të njoftohen me vlerat turistike dhe historike që ka Komuna e Malishevës.
Gjatë vizitës në varrezat e dëshmorëve në Kleçkë, grupit ju bashkua edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili edhe i ka njoftuar fëmijët me rëndësinë e luftës së UÇK-së dhe kontributin e dëshmorëve të kombit, për lirinë e vendit.
Krahas zyrtarëve të Institutit “LEDS”, fëmijët po shoqërohen edhe nga zyrtarët e drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, të prirë nga drejtoresha Besartë Kryeziu-Ramaj, të cilët po i njoftojnë fëmijët, me rëndësinë dhe vlerat e këtyre vendeve, si në aspektin historik ashtu edhe në aspektin e trashëgimisë natyrore dhe pasurisë natyrore dhe turistike që ka Malisheva.
Aktivitetet e Institutit “LEDS”, do të përfundojnë nesër, me organizimin e një sofre, me ushqime tradicionale shqiptare dhe të trevës së Malishevës.


T� tjera
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...

































