Shënohet Dita Ndërkombëtare e Mbulimit Shëndetësor Universal me moton “Shëndeti: Përgjegjësi e Qeverisë”
Autori: Gazeta inFokus 16:38 | 12 December 2024
Në këtë panel morën pjesë, zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha Bunjaku, përfaqësuesi i Zyrës Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Kosovë, Peter Sidler, drejtori ekzekutiv i PRAK, Agron Bytyqi, kryeshefja e Aleancës Ndërkombëtare të Organizatave të Pacientëve Daniela Mothci, udhëheqesi i projektit AQH, Nicu Fota, profesionistë shëndetësorë, si dhe përfaqësues të tjerë nga institucionet relevante.
Gexha-Bunjaku theksoi rëndësinë e mbulimit universal shëndetësor në përmirësimin e qasjes në kujdesin shëndetësor për të gjithë qytetarët e Kosovës. Po ashtu, ajo theksoi se Mbulimi Shëndetësor Universal është gurthemel i drejtësisë sociale dhe kërkoi që të angazhohen të gjithë për këtë qëllim fisnik që askush mos mbetet prapa për një të ardhme të shëndetshme.
Ndërkaq, sipas një njoftimi, Sidler tha se Zvicra mbetet një partner i besueshëm i Kosovës dhe mbështet përpjekjet e vendit për të forcuar sistemin shëndetësor. Gjithashtu ai shtoi se angazhimi i tyre ilustrohet nga projektet IHS dhe AQH që mbështesin institucionet shëndetësore të Kosovës për të ofruar kujdes gjithëpërfshirës, të integruar dhe të qasshëm, me fokus tek pacienti.
Nga ana tjetër Bytyqi përmendi se është viti i nëntë që shënohet Dita e MSHU-së, duke u nisur nga motoja, është përgjegjësi e secilit që të japim kontributin tonë, në mënyrë që ta plotësojmë sa më mirë kutinë e mbulimit universal shëndetësor.
Ndërsa, Mothci prezantoi “Rolin e organizatave në avancimin e MSHU-së”.
Të tjera
-
Hoxha me Yamanakan e Japonisë, diskuton për situatën e sigurisë në Kosovë
Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha me bashkëpunëtorë priti në taki...
-
BE kërkon dërgimin e draft-statutit në Kushtetuese, masat mbetën në fuqi
Këshilli i Bashkimit Evropian do t’i kërkojë Kosovës që të formojë Asociacion...
-
Refuzohet kërkesa për ndërprerjen e paraburgimit ndaj të dyshuarit për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit
Gjykatat e Apelit ka refuzuar ankesën e mbrojtësit të Dragisa Vicentijeviq, a...
-
Pëlcet gypi kryesor furnizues në Sfaraqak, banorët e fshatit mbesin pa ujë deri nesër
Si pasojë e pëlcitjes së gypit kryesor furnizues në dy lokacione, konsumatorë...
-
Haradinaj: Me Gjilanin kam një lidhje shpirtërore që është ndërtuar mbi respektin dhe mikpritjen
Kandidati për Kryeministër nga radhët e AAK-së, Ramush Haradinaj, ka qëndruar...
-
IRDK-ja e Elbert Krasniqit publikon listën e 41 kandidatëve për deputetë
Partia e ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqit, Ini...
-
Presidenti i Koresë së Jugut nuk dorëhiqet pas ‘ligjit ushtarak’: Do lụftoj deri në fund
Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, ka mbrojtur vendimin e tij për t...
-
Shefi i NATO-s thotë se Putini dëshiron konfrontim me Evropën pas Ukrainës
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka paralajmëruar të enjten se ...
-
“KRU GJAKOVA” tregon sakrificat e punëtorëve në terren
“KRU GJAKOVA” bën të ditur se pas çdo pikë uji që shijojmë, qëndron përku...
-
Bedrije Syla-Alshiqi caktohet U.D. e Kryeprokurorit të Prokurorisë së Apelit
Këshilli i Prokurorial i Kosovës njofton se mbajti takimin e 259-të me radhë,...
-
Cilat zona në Kosovë janë më të rrezikuara nga tërmetet?
Një tërmet me magnitudë 4.2 ka goditur pas mesnate Kosovën, duke u ndjerë më ...
-
Mundësohet puna praktike për nxënësit e Prishtinës në Ndërmarrjen Publike Banesore
Drejtoresha për Arsim në Komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu ka njoft...