FOKUSI NË BUJQËSI

Shënohet dita e hapur fushore për bimë mjekësore dhe aromatike

Autori: Gazeta inFokus 11:28 | 26 July 2017

Zëvendësdrejtori i misionit të USAID-it Mike de la Rosa, i shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Malishevës Ragip Begaj, do t’u bashkëngjitet fermerëve me rastin e ditës së hapur fushore për bimë mjekësore dhe aromatike.

Ky eveniment është paraparë të mbahet sot në Qendren e grumbullimit Agroshqiponja në Malishevë.

Agroshqiponja ka një dekadë përvojë në fushën e mbledhjes së produkteve pyjore jo-drunore (PPJD) dhe kultivimin e bimëve mjekësore dhe aromatike (BMA).

-Advertisement-

USAID-i, përmes programit të tij Bujqësia për Zhvillim dhe Mundësi Rurale (AGRO), i akordoi Agroshqiponjës një grant për kultivimin e gjashtë llojeve të ndryshme të BMA (mullaga e zezë, kumaku, lule misri i kuq dhe i kaltërt, origanoja dhe balsami i limonit) në bashkëpunim me 50 gra kultivuese në gjashtë komuna të ndryshme.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy